Potenciali kreativ është një element i rëndësishëm për suksesin e një kompanie. Aq më e rëndësishme është mbrojtja efektive e pronësisë intelektuale për t’u mbrojtur nga imituesit.
Për të siguruar një mbrojtje të gjerë të pronësisë intelektuale, ekziston një grup të drejtash mbrojtëse tregtare, të cilat janë përmbledhur nën termin Mbrotja Tregtare. Këtu përfshihen kryesisht e drejta e markës, e drejta e konkurrencës, e drejta e autorit dhe e drejta e patentës, shpjegon zyra e avokatisë ekonomike MTR Rechtsanwälte.
E drejta e patentës shërben për mbrojtjen e shpikjeve teknike. Nëpërmjet regjistrimit të një patente, e drejta e vetme e përdorimit dhe shfrytëzimit i kalon mbajtësit të patentës. Gjykata Evropiane e Drejtësisë me vendim të datës 28 prill 2022 (Nr. i çështjes: C-44/21) ka bërë të qartë se një urdhër ndalimi i përkohshëm për shkak të shkeljes së së drejtës së patentës nuk duhet të refuzohet duke argumentuar se patenta nuk ka kaluar të paktën një procedurë kundërshtimi apo pavlefshmërie në shkallë të parë. Kështu, mbrojtja urgjente në rastet e mosmarrëveshjeve për patentat në Gjermani është përsëri më lehtë e zbatueshme.
Gjykatat e patentave gjermane kanë qenë më të rezervuara në çështjet e mbrojtjes së përkohshme në rastet e patentave. Arsyeja është se gjykatat shpeshherë nuk duan të vendosin masa të përkohshme, nëse nuk mund të jenë të sigurta që patenta në fjalë është e vlefshme. Kësaj praktike i është dhënë fund nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Jurisprudenca e disa gjykatave të larta që refuzojnë në përgjithësi urdhrat ndalues të përkohshëm në çështjet e shkeljeve të patentave, nëse patenta e kontestuar ende nuk ka kaluar një procedurë kundërshtimi apo pavlefshmërie në shkallë të parë, bie ndesh me ligjin evropian, ka sqaruar GjEDJ.
Deri më tani, disa gjykata të larta kanë marrë në konsideratë se për lëshimin e një urdhri ndalues të përkohshëm në rastin e një shkeljeje të pretenduar të së drejtës së patentës nuk mjafton që një patentë të jetë lëshuar nga zyra e patentave përgjegjëse. Ata kanë kërkuar që përveç shqyrtimit profesional të patentshmërisë nga zyra e patentave të dorëzohet edhe një konfirmim i patentshmërisë.
Gjykata e Lartë e Mynihut e konsideroi këtë pikëpamje në kundërshtim me të drejtën evropiane dhe iu drejtua GjEDJ-së. GjEDJ vendosi që jurisprudenca e gjykatave të larta bie ndesh me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe nuk është në përputhje me nenin 9, paragrafi 1 të Direktivës së Zbatiminit 2004/48. Direktiva siguron një mbrojtje të lartë të pronësisë intelektuale, por në praktikë nuk është e zbatueshme me jurisprudencën e gjykatave të larta, tha GjEDJ.
Avokatë me përvojë në mbrojtjen tregtare mund të japin këshilla në çështjet e mbrojtjes së patentave, të drejtës së markës, të drejtës së konkurrencës ose të drejtës së autorit.